DRT takim informues në Korçë – Fokusi, ndryshimet në Paketën Fiskale 2019

Takimi informues i radhës i Drejtorisë Rajonale Tatimore u mbajt në Korçë ku u prezantuan ndryshimet e legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019.

Në takim morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë edhe pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ekspertët referuan për pjesëmarrësit ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor që kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu DPT tha se u vlerësua angazhimi profesional i Administratës Tatimore nga ana e përfaqësuesve të biznesit, për të informuar mbi çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat u bënë edhe propozimet përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

DPT dhe DRT Korçë thanë se të gjithë tatimpaguesit  do të mund të marrin në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit asistencën e duhur, duke kuptuar në mënyrën e duhur ndryshimet ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?