”Dua 2 mijë euro ose…”, kryente marrëdhënie me “es*ortat”. 27-vjeçari që prezantohej si polic
Një 27-vjeçar i cili prezantohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. I arrestuari linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte. Më pas për të mos i arrestuar, përmes kërcënimit ai kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që varionin deri në 2 mijë euro. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar.