Dua Lipa bashkë me familjen po “sajdis” Shqipërinë, ylli i muzikës viziton edhe Krujën

Pas vizitës befasuese në Tiranë bashkë familjen e saj, ylli i muzikës botërore, Dua Lipa së fundmi ka vizituar edhe qytetin historik të Krujës.

E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra dhe vëllai i saj i vogël, Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

SHKARKO APP