“Dua të iki në shtëpinë time”, mes të arrestuarve në Jalë edhe një 14-vjeçar

Që prej orëve të para të ditës së sotme ka nisur aksioni i IKMT-së për shembjen e disa banesave në Jalë, teksa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë e shumtë që ishte rreshtuar për të ruajtur shembjen e sigurtë të tyre.

Pavarësisht që banorët kanë e kundërshtuar këtë shembje, forca e tyre përballë shtetit ka qenë e pamjaftueshme.

Megjithatë rezistenca e tyre vijon ende dhe bëhet e ditur që deri tani janë shoqëruar nga policia 7 qytetarë, ku mes tyre është edhe një fëmijë 14 vjeç nga familja Bala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Nis shembja e ndërtimeve në Jalë, banorët konfrontohen me IKMT

Shtëpitë në këtë zonë janë shpallur nderime pa leje dhe kjo është arsyeja e ndërhyrjes së IKMT-së. Por, kujtojmë që prej muajsh në Jalë ka filluar derdhja e betoni për ndërtime resortesh kushedi sa milionëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?