“Duam 200 mijë lekë, ose publikojmë fotot intime”, histori adoleshentësh në Durrës

 

Prania e të rinjve në rrjetet sociale po sjell gjithnjë e më shumë probleme mes tyre.

Dy adoleshentë nga Durrësi, D.K., 15 vjeç, dhe R.M., 15 vjeç,  kërcënonin shoqen e tyre të shkollës, K.H. 15 vjeçe se do t’i publikonin disa foto në “Facebook”, në rast se ajo nuk u jepte 200 mijë lekë.

Dy të rinjtë njiheshin me vajzën dhe e kishin fotografuar atë, duke u përqafuar me një djalë tjetër.

Më pas ata nisën të kërcënonin dhe përndiqnin moshataren e tyre përmes rrjetit social “Facebook” se në rast se ajo nuk u jepte 200 mijë lekë, ata do t’i publikonin fotot.

Vajza u ka treguar prindërve dhe këta të fundit kanë denoncuar të rinjtë në Polici.

Policia i arrestoi fillimisht adoleshentët dhe më pas vendosi t’i procedojë në gjendje të lirë.

SHKARKO APP