“Duam paret tona”, naftëtarët protestë në rrugët e Ballshit, vijon greva brenda Uzinës
Ndërkohë që brenda Uzinës një pjesë e naftëtarëve që kanë rezistuar vijojnë grevën e urisë, dhjetëra të tjerë kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit të Ballshit.
Ata kërkojnë pagat e tyre, teksa iu kanë bërë thirrje dhe qytetarëve të tjerë dhe bizneseve të bashkohen.
“Hallet e naftëtarëve janë dhe hallet tuaja. Duam paratë tona”, kanë deklaruar ata. Naftëtarëve iu janë bashkuar dhe punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.