Duan ta shkarkojnë si kryetare nga komisioni i Medias, Açka për kolegët në PD: Ata janë një tufë interesaxhinjsh pa moral

Me një gjuhë të fortë është përgjigjur kryetarja e komisionit të Medias, deputetja Flutura Açka, pasi shumica e deputetëve të PD-së kërkojnë ta shkarkojnë nga kjo detyrë, me argumentin se ajo nuk po bën opozitë. Në një reagim për ”A2 CNN”, ajo tha se ata që e kanë shkarkuar këkrojnë të zënë vendin e saj prej kohësh.

“Ata që e kanë kërkuar kanë kohë që e vuajnë vendin tim. Por e dinë edhe vetë, nuk kanë bërë opozitë më shumë se unë. Në kemi një matës për performancën tonë politike: shqiptarët. Ata gjykojnë më drejt se një tufë interesaxhinjsh pa moral”, u shpreh ajo.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure në grupin parlamentar të PD, shumica e deputetëve kanë kërkuar që Flutura Açka, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Medias të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi sipas tyre “përveç se nuk po bën opozitë, po pengon dhe punën e opozitës”.

SHKARKO APP