Duan të ikin në Amerikë, por afganët në Shëngjin janë ”peng”. I kanë 2 mln€ borxh resortit

Ikën nga lufta në Kabul, por kanë ngecuar në Shqipëri prej 1 viti. Afganët që strefohen në Shqipëri, duan të ikin në Amerikë. Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan. Nga Shëngjini përmes një kanali në Youtube, ai po mundohet që të fitojë mjaftueshëm para për të mbajtur familjen.

“Jam këtu me familjen time dhe po presim të largohemi nga Shqipëria. Tani po punoj në youtube dhe po u tregoj njerëzve atje çfarë bëj këtu. Jetën time të përditshme. Në fakt, unë jam i mërzitur dhe është e vështirë ti bëj të tjerët të qeshin kur nuk je në formë por po provoj më të mirën”, shprehet ai.

Që prej ardhjes së afganëve në Shqipëri, rreth 1800 prej tyre u strehuan në Shëngjin ndërsa aktualisht kamë ngelur vetëm 800 të tillë. Pjesa më e madhe janë larguar për në Amerikë, si dhe një pjesë tjetër në Kanada.

Të gjitha shpenzimet e tyre po mbulohen nga 7 kompani nga Amerika të cilët po kryejnë dhe procedurat për transferimin e tyre në vendet e tjera. Deri tani nuk ka asnjë datë konkrete kur mund të bëhet i mundur largimi i plotë i tyre. Shteti shqiptar në partneritet me atë amerikan ka garantuar sigurinë e tyre 24 orë, ndërsa u mundësohet edhe kujdesi shëndetësor falas.

2 muaj më parë 350 afganë përfunduan në mes të rrugës pasi kompania “Federal Practice Group” ndërpreu pagesat për strehimin e tyre. Ndonëse afganët u kaluan në banesa të tjera private, shuma prej 2 milionë eurosh ende nuk është paguar ndaj resortit në Shëngjin.

SHKARKO APP