”Duan të ndalojnë artikulimin e së vërtetës”, Boçi: Pas Salianjit e ka radhën ai që guxon të kallëzojë…

Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për “kallëzim të rremë”, por sipas Luiçiano Boçit synimi kryesor në këtë rast është që të goditet artikulimi i së vërtetës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, thotë se në të njëjtën mënyrë me të cilën Partia Socialiste bënte denoncime apo kallëzime gjatë kohës që ishte në opozitë, ashtu po vepron edhe Partia Demokratike sot.

”PD ruajti dhe ruan të njëjtin model të denoncimit me fakte të aferave korruptive. Këtë e ka bërë edhe Ervini, në të njëjtën linjë. Denoncimet janë indicie, provash dhe faktesh, që i merr Prokuroria”,-tha në ”A2cnn”. Boçi hodhi akuza nga policisë që sipas tij, nuk është më organ i ligjit, por bashkë me organet e drejtësisë, janë vënë në shërbim të pushtetit.

”Pas Salijanit e ka radhën ai që guxon të kallëzojë vëllain e kryeministrit. Çfarë krimi ka bërë Ervini? Kur s’ka vepër penale. Kjo është ajo që ka ndërtuar sot Edi Rama, një politikan i kriminalizuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?