Duartrokitje dhe selfie, ja si u prit Rama nga qytetarët në Prishtinë
Kryeministri Rama është pritur me duartrokitje sot në Prishtinë në kuadër të festimeve për 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në një video të publikuar në Facebook, nga vetë kryeministri, Rama shfaqet duke parakaluar në bulevard, ndërsa qytetarë të shumtë e duartrokisnin.
Për disa momente shefi i ezekutivit është ndaluar për tu përshëndetuar, ndërsa qytetarët kanë shfrytëzuar edhe mundësinë për ta shkrepur një selfie me kryeministrin e Shqipërisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155576947096523/
KOHA JONË SONDAZH

