”Dubai parajsë e kriminelëve”, gazetari zbulon kush janë ato që i kanë ikur drejtësisë
Gazetari Julian Kasapi, ka folur në lidhje me marrëveshjet e ekstradimit me Dubain. Nisur që nga Plarent Dervishaj dhe deri tek Amant Josifi, ai theksoi se të gjithë eksponentët e krimit janë të lirë në Dubai, pavarësisht se janë të dënuar në vendin tonë për krime.
”Që prej 2020 deri pak kohë më parë Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e eksponentëve të botës së krimit, të cilët janë mësuar në Shqipëri që jetojnë në Dubai. I pari që u arrestua ishte Plarent Dervishaj në vitin 2020. U fol se do të ekstradohet, por është i lirë.
Në vitin 2021, u arrestua Florenc Çapja, është i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, por më pas kemi dhe arrestime të tjera ku më i fundit ishte Amant Josifi, por që të gjithë këta personna janë të liruar atje”,-tha Kasapi.