Dueli politik i 2023: 14 Maji dhe vula për PD-në

2023 është viti ku socialistët do të përballen me opozitën në betejën lokale të 14 majit, edhe pse PD-ja është e përçarë.

Kreu i PS-së, Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e disa kryebashkiakëve, ndërsa po studion përmes sondazheve kandidatët e tjerë.

Sali Berisha ka shpallur kandidatët përmes një procesi të quajtur “Primare”, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt është zotuar të dalë me skuadrën e vetë në garë.

Nga ana tjetër demokratët presin një vendim nga gjykata se kush do të jetë kryetari i tyre, kjo për të përdorur vulën për të regjistruar në zgjedhje PD-në te KQZ.

Gjykata e Tiranës për gati një vit nuk po i jep një përgjigje finale pyetjes së kush është kryetar i PD-së. Kuvendi pranon vetëm Enkelejd Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa KQZ-ja punon me firmën e ish-kreut të PD-së, me të Bashës.

SHKARKO APP