Duhen më shumë se dy vite të tjera që të vaksinohen të gjithë shqiptarët
“Mbetemi të bindur që skenari “A”, ai i vaksinimit i të gjithë popullatës, atyre që duan të vaksinohen, të realizohet, që do të thotë brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë vaksinimin”, deklaroi Rama në 17 shkurt 2021.
Skenari “A” ra. Vaksinat u siguruan, por shqiptarët refuzuan t’i merrnin. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se këtë vit u kryen rreth 630 mijë doza vaksinë nga gati 2.4 milionë në 2021-shin, duke shënuar kështu një tkurrje me 73.6 për qind.
Bazuar në ecurinë e deritanishme të vaksinimeve, që të vaksinohen me doza të para të gjithë shqiptarët duhen edhe 2.2 vite të tjera, 2.3 vite për dozat e dyta dhe 7.2 vite për marrjen e të tre vaksinave. Nisur nga skepticizmi gjithnjë e më tepër në rritje, për psikologen Muçaj koha e nevojshme për vaksinimin e të gjithë qytetarëve mund të zgjerohet edhe më tej.