Duhet dekreti i Presidentit për ta ç’gjeneralizuar kandidatin për President. Balla kërcënon Metën, ndërsa Iliri i nxjerr foton nga Stambolli
Sot në ora 18.00 parlamenti shqiptar fillon në procesin e votimit të kandidatit për President Republike, që u zgjodh shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisëm gjeneral-major Bajram Begaj. Por ai nuk mund të vohet duke mbajtur gradë ushtarake, ndaj duhet dekret nga Presidenti aktual Meta pasi në të kundërt nuk mund të votohet.
Taulant Balla kërcënoi duke iu lutur Metës që të firmos dekretin, por Presidenti ndodhet në Stamboll në një konferencë ndërkombëtare.
Taulant Balla tha sot se “Për të shuar diçka që lidhet me atë që theksoi kryeministri, kandidati për president ka depozituar tashmë te Ministri i Mbrojtjes dhe natyrshëm te kryeministri kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ky është një aspekti rëndësishëm, por në legjislacionin përkatës ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen apo të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës, i cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe besoj që kjo nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë mund të na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha ai.
Pra edhe e duan dekretin e Metës, por edhe e kërcënojnë Presidentin e Republikës.
Ndërkohë nëse e votojnë pa dekret nga Meta, pra që nuk miratohet lirimit nga detyra e shefit të shtabit të përgjithshëm para votimit sot, kjo përbën shkak të shkojë në gjykatën kushtetuese.
Nuk dihet nëse Ilir Meta do të jetë duke u kthyer urgjent me avion charter nga Stambolli që të firmosë dekretin e lirimit të Bajram Begës.
Nga PS thonë se kryeministri mund të nisë nga çasti në çast avionin e tij “Air Albania” që të marrin Ilir Metën e ta sjellin në Rinas që të firmosë.
Ndërkohë Meta nga Stambolli ka postuar foton nga forumi ndërkombëtar si për të thënë se “jam këtu në Turqi”.