”Duhet të ketë protesta”, Duma: Nuk do të na fali njeri

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma thotë se është e papranueshme që në 30 vite tranziocion, nuk është zgjidhur ende çështja e pronave, ndërsa integrimin e vendit e shikon edhe si një mundësi për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

“Është e papranueshme që në 30 vite tranzicion në vendin tonë nuk është zgjidhur çështja e pronave. Nuk e përjashtoj në asnjë moment që të dilet në protesta, e kam thënë dje e pardje dhe çdo ditë që protesta duhet të ketë. Nuk do të na e fali njeri që nuk na hapen dyert e BE-së. Që Partia Demokratike do të vijë në pushtet kjo është e padiskutueshme. Nuk është Shqipëria e një individi, është e shqiptarëve, njerëzit janë të përkohshëm, Shqipëria është e përjetshme. Hapja e negociatave dhe integrimi në tërësi nuk është diçka që do të rregullonte gjithçka por do të ofronte mbështetje dhe përkrahje edhe në çështjen e pronave. Pronarët duhet të dëmsghpërblehen sa më shpejt. Nuk ka një sektor që mund të japë më shumë se bujqësia në Shqipëri. Broduktet bujqësore përmes sipërmarrjes private kanë arritur të jenë të vetmet prodhime vendase që kanë hyrë në tregun europian”,-tha Duma në ”Fax News”.

SHKARKO APP