“Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë”, Manastirliu ndan apelin e profesoreshës Adriana Babameto për COVID 19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të profesoreshës Adriana Babameto, e cila bën thirrje për rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë për të zbatuar masat e thjeshta parandaluese për COVID-19.
“Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi, vendosja e maskës dhe higjiena vetjake dhe kolektive. Do të ishte një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19” – Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Adriana Babameto nga QSUT”, shkruan Manastirliu.