Duka: Anija e Edi Ramës ka marrë shumë vrima, puna e mirë e SPAK do të ndikojë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se anija e kryeministrit Edi Rama ka marrë shumë vrima dhe është duke u mbytur. Për të SPAK ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë të PS-së dhe kjo do të ndikojë edhe në zgjedhjet e 11 majit.

”Anija e këtyre të PS, e mazhorancës, po merr vrima shumë. Edhe me këto vrima është shumë e vështirë që kjo anije të mos mbytet. Përveç atyre që SPAK i ka nxjerrë atje. Ne kemi atje në burg ministra, ish-kryetarë bashkish, njerëz të rëndësishëm, administratë që janë këta drejtorët atje.

Tani na dalin edhe këto vrimat e tjera që u hapën që janë të besueshme. SPAK pavarësisht të metave që ka, pavarësisht se lëvizja është pak e avashtë në disa raste, gjithsesi ka bërë vepra që kanë qenë në shërbim të popullit shqiptar. Unë besoj se këto do të ndikojmë edhe te vota në 11 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët që janë fanatikë, sikur të ngeli vetëm ai direku lart dhe anija të jetë duke u mbytur, ata do të rrinë te direku. Po flasim me njerëzit me arsyetim. Nuk besoj se do të jenë të kënaqur edhe këta të majtët. Ata shikojnë që njerëz që ata nuk i kanë votuar, kanë përfituar nga vota e tyre dhe kanë vjedhur”, tha Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?