Duka: Bujqësia nuk ka përfituar asgjë nga dy paketat e Ramës, të kompesohet direkt TVSH-ja

Në një intervistë për Ora News, kryetari i Partisë Agrare Agron Duka u shpreh se fermerët kanë nevojë për financim.

Duka shtoi nga dy paketat e Ramës fermerët dhe bujqësia nuk kanë përfituar asgjë deri më tani.

Agron Duka: Problemet që ka bujqësia janë të shumta. Fermerët shqiptarë kanë nevojë për financim. Nga paketat e Ramës dhe garancitë sovrane nuk kanë përfituar asgjë. Fermerët marrin kredi me interes shumë të lartë nga institucionet e mikrokredi me interes të lartë. Shteti në këto kushtet duhet t’i kishte parasysh këta fermerë. 

Unë mendoj se jemi akoma në kohë që të injektohen para dhe të ndihmohen këto burime të financave dhe fermerët që të ulen kostot e kredi. Problem tjetër, janë subvencionet direkte dhe kompesimi i TVSH-së për fermerët. 

Në këto momente nëse do të ulet kostoja e mikrokredive dhe kompensimi i TVSH-së direkt do të ishin nisma shumë të mira. 

SHKARKO APP