Duka: Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me ”cv kriminale”

Pas Elbasanit, incidentet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit, ku janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike ( PS dhe PDIU).

Kreu i PAA-së, njëherësh edhe kandidati për deputet në listën e PD-së në Durrës, Agron Duka, teksa ka dënuar këtë akt, bën thirrje që të mos keqpërdoren aktivistët që janë me ”cv kiminale”.

”Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me ”cv kriminale”. apo mentalitet kriminal, sepse e bënë të pavlefshme çdo “fitoren partiake”. Të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, kanë përgjegjësi edhe morale ndaj çdo shqiptari dhe të ardhmes të Shqipërisë”,-shkruan Duka në facebook.

SHKARKO APP