”DUKA Group” kremton 30-vjetorin, mbrëmje gala në Pallatin e Brigadave
“DUKA Group”, një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri, festoi 30 vite histori dhe arritje në një mbrëmje gala të mbajtur në Pallatin e Brigadave. Eventi nisi me një spektakël vizual të veçantë, me një shteg të ndriçuar që pasqyronte vitet e historisë dhe projeksione mbi fasadën madhështore.
Eventi mblodhi partnerë ndërkombëtarë, figura të njohura të biznesit shqiptar dhe klientë besnikë, të cilët ndanë momente të veçanta në këtë natë që simbolizonte historinë dhe të ardhmen e “DUKA Group”. Moderatori i njohur Ardit Gjebrea hapi mbrëmjen, ndërsa një performancë e balerinave krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke mirëpritur të pranishmit në sallën kryesore.
Presidentët Agron dhe Armand Duka ndanë historinë e jashtëzakonshme të grupit, nga fillimet e tyre në fushën e biznesit në vitin 1991 deri tek suksesi i sotëm. “DUKA Group” përfshin kompani si AIBA, lider në prodhimin e vezëve; GoTech Electronics, që sjell teknologjinë më të mirë për familjet shqiptare; Kantina Duka, e njohur për verërat dhe rakitë cilësore si dhe për restorantin fantastik buzë liqenit; Eco Market, D&D Distribution, AMA Caffe, Rugovë Albania si dhe DUKA Distribution, që ka zgjeruar aktivitetin e grupit në Ruanda të Afrikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mbrëmja u pasurua me performanca emocionuese nga dy tenorët e shquar Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha, e më pas vazhdoi nën tingujt e muzikës live nga Marsela Çibukaj dhe Orgesa Zaimi, duke krijuar një atmosferë të veçantë artistike. Me plane ambicioze për të ardhmen, “DUKA Group” mbetet një histori suksesi në Shqipëri dhe më gjerë. /Klan Tv/