Duka: Ja pse rikandidoj, Fino s’ka folur kurrë për sportin
Dy kandidatët kryesorë në garën për kreun e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka dhe Bashkim Fino janë në një përballje platformash dhe idesh në Top Channel, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
Duke renditur arsyet e rikandidimit, Duka tha se “Kam vendosur të kandidoj për herë të 5-të për kreun e FSHF për të vijuar sukseset e futbollit shqiptar. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë këtyre viteve, po ashtu siç kemi bërë edhe gabime.
Kemi pasur suksese në infrastrukturë, dyfishim të numrit të futbollistëve, arritëm përfaqësimin në Europian dhe shumë suksese të tjera. Mendoj se kam ende energji për të vijuar punën në këtë pozicion. Tri arsyet se përse duhet të vijoj punën si president të FSHF-së janë:
1-Eksperienca në kreun e FSHF-së.
2-Niveli i kualifikimeve menaxheriale.
3-Marrëdhëniet me komunitetin e futbollit”.
Bashkim Fino
“E kam ndjekur Finon në Kuvend të Shqipërisë dhe nuk e kam parë të ketë bërë ndonjë reformë, as për sportin nuk ka folur ndonjëherë. Gjithashtu nuk di të ketë pasur ndonjë aftësi menaxheriale”.
KOHA JONË SONDAZH

