Duka: Marrëveshja pozitë-opozitë erdhi nga jashtë. Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, thotë se marrëveshja politike për reformën zgjedhore erdhi nga jashtë.
I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora, Duka tha se të dy palët lëshuan nga pozicionet e tyre të mëhershme.
Ai është besimplotë që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Agron Duka: Erdhi nga jashtë marrëveshja. Po të ishte për tu bërë këtu brenda ka një vit që të dy krahët ngulin këmbë në deklaratat e veta. Kanë bërë hapa pas dhe mirë kanë bërë që kanë shkuar te marrëveshja.Unë gjykoj që Rama nga deklaratat e forta që unë nuk njoh opozitën jashtëparlamentare, njoh opozitën që është në parlament, jeta politike është normale, nuk ka krizë. Nga të gjitha këto deklarata u tërhoq përderisa pranoi që reformën zgjedhore ta bëjë me opozitën jashtëparlamentare. Kjo nuk ishte dëshirë e Ramës por u diktua nga Bundestagu gjerman. Një nga kushtet kryesore të Bundestagut ishte reforma zgjedhore. Nga ana tjetër ne thamë që nuk ulemi me Gjiknurin dhe u ulëm dhe me atë. Rudina Hajdari përfaqëson parlamentin monist. Te sistemi zgjedhor kanë ceduar dhe ata se po u pëlqen të konformohen me mazhorancën. Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme por kjo nuk varet as nga opozita dhe as nga mazhoranca. Do të vendosin populli shqiptar dhe gjermanët.