Duka mbledh strukturat e PR në Vlorë: Në zgjedhjet e ardhshme, përfaqësim më i madh në Parlament

 

Situata në politike, ka detyruar partitë e vogla e ato të mëdha që të përgatiten si për zgjedhjet e parakohshme nëse ndodhin si edhe për ato të ardhshmet. Partia Republikane ka filluar që të organizojë takime me strukturat e saja në qarqe të ndryshme. Disa përfaqësues të PR-së kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në Qarkun e Vlorës.

Mbledhja u drejtua nga deputeti e njëkohësisht Kryetari i Asamblesë Agron Duka. Në takim kanë qenë dhe të pranishëm dhe Nënkryetarët z. Arian Madhi e z. Alfred Deshati, Kryetari i Forumit Rinor, z. Blendi Sulaj Sekretari Organizativ, z. Artan Luku, Kryetari i PR dega Vlorë z. Pëllumb Petriti, drejtues të degëve të PR-së të qarkut Vorë, si dhe anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të PR. Duke folur për procesin e riorganizimit të degëve, drejtuesit e PR kërkuan nga strukturat që të jenë të angazhuara për çdo situatë edhe në rast të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. 

Përveç diskutimeve për situatën aktuale politike, ata kanë bërë një analizë për sa i përket situatës së deri tanishme në strukturat e partisë në të gjithë vendin. Gjithashtu, drejtuesit e PR diskutuan mbi organizimin e partisë dhe një angazhim më aktiv të gjithë forumeve të saj. Në përfundim ata u fokusun dhe në përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2017. 

SHKARKO APP