Duka: Opozita kërkon identifikimin biometrik, janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë e të vdekur

I ftuar në Ora News, kreu i partisë Agrare, Agron Duka u shpreh se opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim.

Po ashtu, Duka shton se pozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri.

Agron Duka: Opozita ka propozuar që të ketë një administrator zgjedhor që zgjidhet me konkurrim. Ky njeri është përgjegjës për numërimin e votave, ndërsa vëzhguesit janë politikë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. 

Në rast se gjatë numërimit vëzhguesit shohin një parregullsi dhe secili prej tyre mund të kërkojnë një rinumërim. Kur dekomentohet se kjo është bërë me qëllim, janë shtuar edhe nga masat ndëshkuesi. Jemi në një situatë mosbesimi me njëri-tjetrin. 

Opozita me të drejtë kërkon një komision hibrit, me një person drejtues jo politik i zgjedhur në mënyrë kazuale dhe me vëzhgues politikë. Mund të kandidojë kush do për këtë pozicion. 

Opozita kërkon edhe identifikimin biometrik, pasi janë mbushur kutitë e votimit me emigrantë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri. I mbushin edhe me persona që kanë vdekur. Duke bërë identifikimin biometrik nuk mund të shtohen votat. 

SHKARKO APP