Duka: PD të zbatojë marrëveshjen për zgjedhjet vendore brenda dhjetorit

 

Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, njëherësh deputet Agron Duka, i shoqëruar edhe nga dy nënkryetarët e PR-së Alfred Deshati dhe Arian Madhi zhvilluan një takim me drejtuesit lokalë të Partisë Republiknë në Shkodër. Gjatë takimit në fjalë drejtuesit vendore ngritën shqetësimin për riorganizimin partisë për tju përshtatur edhe ndarjes së re territorial.

Kryetarët e degëve u shprehen gjithashtu se nga viti në vit rezultati zgjedhor i Partisë Republikane ka shënuar rritje, por sipas tyre duhet punuar më shumë në drejtim të orgazimit të të rinjve dhe grave. Po ashtu ata u shprehen se duhet vijuar bashkëpunimi me Partinë Demokratike, duke parë edhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes palëve për zgjedhjet vendore por edhe duke kërkuar të tjera pika të përbashkëta për përmirësimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nuk kemi pse ta mohojmë. Vota në rasin më të mirë na është vënë në rrezik, por ka patur mjaft raste që na është vjedhur nga LSI. Ndaj duhet ti jepet fund kësaj situate. Ne kërkojmë që PR të ketë disa konkluzionë për ndryshime në kodin zgjedhor, ndryshime që me patjetër duhet ti japin zgjidhje përfundmitare vedhjes dhe blerjes së votës”, u shpreh Namik Kamberi, kryetar I PR-së për rrethin Shkodër.

Pas dëgjimit të analizës së barë nga drejtuesit lokalë, në një përmbledhje të konkluzioneve, kryetar i Asamblesë së Partisë Republikanëve, Agron Duka tha se “Duhet të fillojë menjëhetë aktivizimi forumit të të rinjve dhe grave. Kjo është një pika shumë e fuqishme ku duhet të mbështetemi. Dhe këto organizma duhen vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë. Gjatë kësaj mbledhje doli problem i organzimit. Edhe unë mendoj po kështu si ju. Nuk duhet të këte funksione të mbivendosura”.

SHKARKO APP