Duka: Politika nuk do njerëz të butë! Më të suksesshmit Meta, Rama, Berisha

Për kryetarin e Partisë Agrarë Ambientaliste 3 janë politikanët me të suksesshëm Rama, Meta dhe Berisha. I ftuar në emisionin “Ditë e Re” ai thotë se politikani i tij i preferuar është Fatos Nano.

Ndërsa nuk përmendi emra për politikanë që nuk i pelqejnë, tha se nuk do të preferonte atë vjedhë aksesin publik nëpërmjet një zanati, qoftë ky edhe politika.

Agron Duka: Më të suksesshmit deri tani kanë rezultuar Ed Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, më të suksesshmit. Edhe për arsyet që diskutuam, sepse kanë qenë mjeshtra të komunikimit, janë njerëz ‘agresive’, jo në kuptimin e keq, politika nuk do njerëz të butë. Njohin shumë mirë kompromiset.

Nëse ju do më pyesnit kush është politikani që ju pëlqen, unë do të thosha Fatos Nano. Për periudhën që ai udhëhoqi PS ka sjellë shumë gjera të mira në PS, e modernizoi atë, i dha një fytyrë tjetër sepse kaloi nga Partia e Punës në një parti që iu përshtat tregut. Nga ana tjetër ishte një ekonomist i mirë, udhëhiqte mirë, por i mungonte agresiviteti. Ky lloj kompromisi që edhe ai kishte eksperiencën e vet, por jo në atë lartësinë e duhur që këta të tre e kanë. 

E kam të vështirë të them që nuk më pëlqen asnjë. Ai që do të vjedhë aksesin publik nëpërmjet një zanati, qoftë ky edhe politika, kjo nuk më pëlqen.

SHKARKO APP