Duka: Që nga 2013, marrëveshjet politike kanë qenë në dëm të opozitës

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se marrëveshjet politike që nga 2013 e më pas kanë qenë në dëm të opozitës dhe partive aleate. Për të deputetët e partive aleate janë munduar të jenë aktiv në Parlament. Po ashtu më herët Duka ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të dalin të vetëm.

”Mendoj që opozita ka problemet e veta, por kryesisht i ka PD, është evidente duket. Në një gjendje të tillë duket se jemi pasiv. Faktikisht ne 4 deputetët e aleatëve jemi munduar të jemi aktiv në Parlament.

Edhe për presidentin jemi munduar të nxjerrim një grup përfaqësues që të kishim një përfaqësues përpara se të digjeshin etapat. Ne e kemi bërë punën tonë. Çdo parti e jona një njeri ka në parlament.

Mënyra si u udhëhoq PD dhe marrëveshjet e famshme, mospjesëmarrja në vendore, djegia e mandateve kanë qenë në dëm të partive të vogla. S’kemi pasur asnjë mundësi për betejat elektorale. Nga 2013 të gjitha llojet e marrëveshjeve kanë qenë në dëm të opozitës dhe partive aleate”.

SHKARKO APP