Duka-Ramës: A i shan Merkel pedagogët?

Deputetja e PD-së, Valentina Duka i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë urgjentisht nga goditja e rektorëve, pedagogëve dhe dekanëve të universitetit. ”Po a shkon Merkeli të marrë mikrofonin të shajë pedagogët?! Sado difekte të kenë ata. Ata janë asete kombëtare, prandaj të gjithë të mbështesim pedagogët. Të gjithë ti thërrasim grupe grupe, të gjithë janë tanët. Dekanë, rektorë, pedagogë janë asete kombëtare. Mund të kenë bërë gabime por nuk kanë bërë 0.001% të gabimeve që ka bërë elita politike. Nuk kanë mbushur Shqipërinë me kanabis. Nuk po dëbojnë studentët. Të gjithë të ngremë zërin kundër politikës që po godet përditë e më shumë për të fshehur gabimet e veta dhe bëmat e veta kundër pedagogëve”,-tha Duka sot paradite në Komisionin e Medias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?