Duka thirrje qytetarëve: Denonconi shit-blerjen e votave, dënoni më 25 prill rilindasit e kapur nga krimi dhe oligarkët
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Europian, për mbështetjen ndaj vendit tonë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një reagimi, Duka ka sulmuar qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se kjo maxhorancë mund të ndalet duke denoncuar çdo shkelje të për shit-blerjen e votave.
REAGIMI I DUKËS
Mirënjohje BE-së për mbështetjen e kushtëzuar të Shqipërisë me ndarjen e Rilindasve hajdutë nga kriminelët dhe mosblerjen e votave prej tyre siç e kanë zakon. Kjo mazhorancë arrogante dhe e babëzitur mund të ndalet duke denoncuar çdo shkelje të këtyre dy kërkesave, dy standarteve për çdo vend europian.
Çdo votues duhet ta ruajë të shenjtë votën e tij.
Vetëm vota juaj pro ndryshimit hap perspektivën tonë europiane.
Votoni të ardhmen!
Dënoni me votë rilindasit e kapur nga krimi dhe oligarkët.
Vota juaj bën ndryshimin e madh.
Sëbashku për të ardhmen tonë më të mirë!