Duke vrapuar në një park, kancelari Scholz është rrëzuar. Anulon të gjitha angazhimet dhe takimet

Kancelari gjerman Olaf Scholz është rrëzuar, teksa ishte duke vrapuar në një park. Ka marrë disa lëndime në fytyrë.

Ai anuloi të gjitha angazhimet e tij dhe takimet që do të mbante me disa qytetarë. Udhëheqësi gjerman ishte planifikuar të merrte pjesë në ngjarjet në shtetin qendror të Hessen-it, i cili do të mbajë zgjedhjet shtetërore më 8 Tetor.

Gazeta Bild raportoi se kancelari aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por lëndimi që ka pësuar në fytyre është i konsiderueshëm.

Në një postim në uebsajtin e partisë së tij, Scholz thotë se ai e urrente sportin kur ishte në shkollë, por tanimë gjen kohë për vrap, ecje dy deri në tre herë në javë dhe praktikon çiklizmin.

SHKARKO APP