Dule ankohet tek OSBE për minoritetin

 

 

Kryetari i  Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule priti sot në takim Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR Ambasadoren Audrey Glover.

Gjatë takimit  z. Dule foli mbi mënyrën e organizimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 21 qershorit 2015.

Kryetari i PBDNJ-së shprehu shqetësimin mbi ecurinë e procesit zgjedhor në zonat ku jetojnë historikisht  dhe në numër të konsiderueshëm pjesëtarët e minoritetit etnik grek.

Znj. Glover tregoi  gatishmërinë për angazhim dhe monitorim serioz e transparent  të procesit zgjedhor të pushtetit Lokal.

 

SHKARKO APP