Dule: E braktisi 85% e popullit, Timonieri vuan nga një diagnozë

Vangjel Dule, kreu i PDBNJ, ka komentuar votimet njëpartiake të 30 qershorit dhe faktin që kryeministri Edi Rama i cilësoi këto zgjedhje si një fitore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dule shkruan se Rama të cilin e quan ”Timonieri i Madh” vuan nga një diagnozë e njohur tashmë botërisht. Ai thekson se Rama është braktisur nga 85% e popullit por prapë kjo gjë sipas kryeministrit është fitore. ”Diagnoza e Timonierit të Madh sot u bë e njohur botërisht: Kleptomani psikotike dhe seriale elektorale. Edhe pse i braktisur, si asnjë nga ish kryeministrat në largim të 30 viteve të fundit, nga 85% e popullit, ai vazhdon të ndihet “triumfator””,-shkrun Vangjel Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?