Duma: Ajo që ndodhi me Teatrin, viti zero, një tendencë psikopatie për të vendosur damkën personale

E ftuar në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Grima Duma tha se shembja e Teatrit është një histori që nuk mund të harrohet.

Ajo shtoi se ajo që ndodhi me Teatrin është një tendencë psikopatie për të vendosur damkën personale, viti zero

Duma: Nuk mund të harrohet ajo që ka ndodhur. Nuk është prishur vetëm një godinë. Aty kanë ndodhur shkelje ligjore. Ndërhyrja në 4 të mëngjesit dhe në atë mënyrë, prodhuan këtë dëm historik. Unë besoj se nuk duhet  fajësuar opozita për këtë. 

Ajo që ndodhi me Teatrin është një tendencë psikopatie për të vendosur damkën personale, viti zero. Për ta kthyer në vitin zero, që historia fillon gjithmonë me mua. Protesta vazhdohet për të mos harruar, sepse harresa është më e rrezikshme se kujtesa e keqe. Në 30 vite tranzicion akoma s’kanë dalë 3 figura politike që janë patriotike. Po përsëritet Shqipëria për keq. 

SHKARKO APP