Duma: Alarmohuni për plakjen, s’jemi që të lutemi për…
Deputetja e PD-së, Grida Duma ka alarmuar kolegët në Kuvend pasi sipas saj plakja po prek globin. Deputetja thotë se nuk është ulur në Kuvend që të lutet për pensionistët të cilët duan të emigrojnë, por që të luftojë plakjen siç po bëjnë vendet e zhvilluara.
“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.
KOHA JONË SONDAZH

