Duma entuziaste: Fitorja për alternativën tonë

 

Kandidatja e APPD për qytetin e Durrësit Grida Duma ka shpallur fitoren në qytetin e Durrësit.

Duma është shfaqur mjaft entuziaste para mediave duke deklaruar fitoren.

Pak minuta pas mbylljes së votimeve Duma tha se pati tentativa për manipulime dhe u kërkoi numëruesve të bëjnë punën e tyre.

“Nga rezultatet paraprake rezulton se fitorja është për alternativën tonë”, deklaroi Duma.

Deklarata e plotë e Dumës:

"Mirëmbrëma miq! Mirëmbrëma qytetarë të Durrësit! Dua t’iu falenderoj në mbyllje të kësaj ditë të rëndësishme, për pjesmarrjen në zgjedhje. T’iu falenderoj për ushtrimin e përgjegjësisë qytetare.

Dua të falenderoj gjithashtu, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e palodhur për rezistencën që u kanë bërë akteve e përpjekjeve të dëshpëruara për manipulim. Të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike. Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi.

I kërkoj numëruesve ta ruajnë votën e durrsakeve, ta garantojnë atë. Të bëjmë të dëgjohet zëri i tyre. Unë jam pranë çdo numëruesi, Partia Demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë pranë çdo numëruesi. Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë cënimin e vullnetit të shprehur tashmë me votë. Ju faleminderit."

SHKARKO APP