Duma i kthehet PS-së: Thoni na sillni emër, pastaj s’dihet nëse e votojmë. Kjo është tallje
E pranishme sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Grida Duma tha se Partia Socialiste po bën një proces tallës në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri.
”Padyshim që ajo që thoni ju është një tallje. Thoni na sillni emër, pastaj s’dihet nëse e votojmë, kjo është tallje. Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensus. Ju s’keni ofruar asgjë.
Kjo nuk është dakordësi për një president, që nuk duhet të heqë kapelen para jush. S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë. Ai do jetë i detyruar t’ju përulet ju.
Ndaj kërkova ti lihet opozitës, dhe të shkohej me dakordësi në seancë. Ndaj ju jeni tallur me këtë situatë. Kjo është një tallje e vetëdijshme e juaja. Lërjani opozitës, pa 20 firma, shkojmë te konsensusi”.