Duma: Ja pse nuk shkova në debat me Dakon

 

Grida Duma shkruante në Fb e saj se “sonte duhej të ishte zhvilluar një debat real midis meje dhe kandidatit tjetër për bashkinë e Durrësit në emisionin Top Shoë”.

“Por, siç i është shmangur përballjes gjashtë herë të tjera duke i anulluar në momentin e fundit, edhe sot, po në momentet e fundit, kërcënoi që nuk do të vinte në debat nëse ne shfaqnim materialet tona me foto dhe video” – shkruante Duma më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke kërkuar po ashtu që pyetjet të ishin të paracaktuara, duke mos pasur më debat por thjesht një koperturë për frikën e Dakos për tu përballur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miq të mi, kam përballur debate nga më të ndryshmet politike dhe profesionale, por asnjëherë nuk më është kërkuar kushtëzim dhe censurë. Debati vlen po qe i lirë dhe jo i inskenuar”, – e përfundonte komentin e saj kandidatja e djathtë për Durrësin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?