Duma me operatorët turistikë: Ndërhyrje për të mbrojtur vijën bregdetare

Turizmi në qytetin e Durrësit kërkon një ndërhyrje të shpejtë për të mbrojtur vijën bregdetare, kështu është shprehur kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma, gjatë një bashkëbisedimi me operatorët dhe bizneset turistike të qytetit.

“Këtu nuk ka turizëm e në fakt ka një kaotizëm ndaj turizmit, i cili do një rregullim imediat në bashkëpunim me agjentët e rëndësishëm që jeni ju", tha ajo.

Nga ana tjetër, Duma theksoi se do të hartojë një plan mbështetës për të rehabiliatuar zonën e plazhit ku do të përfshihen të gjitha kërkesat e turistëve të huaj e vendas.

“Zona e plazhit kërkon një rehabilitim tjetër dhe për ta ka kategorizuar atë në një zonë të rehabilituar dhe së cilës kategori, gjë që ne duhet të ulemi sërish. Sepse ju duhet ta shikoni në plan konkret.  Po të jesh në botë dhe të kesh këtë vijë bregdetare, edhe gjatë dimrit ka me dhjetra mënyra për të bërë turizëm pa shumë kosto.

Për kandidaten e PD, implementimi sa më shpejt i këtyre masave për qytetin bregdetar do të thotë më shumë taksa të ulta, duke ndihmuar bizneset të punësojnë më shumë qytetarë në sipërmarrjet e tyre", shtoi Duma.

SHKARKO APP