Duma me të rinjtë: Ju jeni fuqia e Durrësit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me të rinjtë tek Amfiteatri i qytetit ku ndau me ta shpresën dhe modelin për t’i dhënë frymëmarrje këtij qyteti.

Ajo i falenderoi të rinjtë duke theksuar se ajo ndodhet aty vetëm falë tyre. “Mezi pres ditën kur të ndjej që ritmi i jetës tuaj do ti japë frymëmarrje këtij qyteti”, tha Duma.

Kurse të rinjtë ndanë nevojat e tyre si punësimi, mungesa e hapësira për ta me vizionin e shpresës dhe punës së kandidates së djathtë.

“A do të jetë programi im një program që do të vlejë dhe do ti japë prioritet rinisë?! Absolutisht po. Beteja jonë fillon tek ky qytet dhe nuk e keni idenë sa gjëra të bukura kemi mundësi të bëjmë”, u tha atyre Duma.

SHKARKO APP