Duma: Mos lejoni t’u tenderojnë votën

 

'Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së ish Kënetës. Mes qindra qytetarëve të kësaj zone, zonja Duma u bëri thirrje që të mos shesin votën por të mendojnë më shumë për të ardhmen e 4 viteve. Kandidatja e djathtë u shpreh se do të mbyllë problemet e zonës e në veçanti të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm brenda dy viteve të para të mandatit të saj.

“Pavarësisht që e di eskperiencën dhe vuajtjen juaj, ju arrini të bëni dallimin kë keni përballë. Por për një gjë ju lutem fort: mos tenderoni sot të ardhmen e katër viteve. Janë edhe 3 javë. Më 21 Qershor jam e bindur që bashkë do nisim një projekt që dita ditës do ta bëjmë më mirë. Premtimi dhe detyra e pare, përveç detyrimeve të zakonshme, është pastrimi i kanalit plotësisht, kthimin në zonë të gjelbër të pjesës tjetër të kanalit, rregullimin e rrugës me standard rruge se unë këtu në Durrës shoh dy rrugë.  Rrugët e vjetra të cilat janë ato që nuk janë rikostruktuar dhe nuk ribëhen dhe shoh edhe rrugët elektorale”, tha Duma 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?