Duma ndalet në Ishëm: Prioritet agro-turizmit

 

Kandidatja e opozitës për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Ishmit mbi planin afatgjatë për turizmin në këtë zonë.

Duma tha se nuk do lejojë më betonizimin e bregdetit, por do të orientojë zhvillimin drejt agro-turizmit. 
“Kam thënë që nuk do lejoj më betonizimin e bregdetit. Do shkojmë drejt agro-turizmit dhe drejt turizmit të resorteve me dy-tre kate maksimumi, me hapësira të gjelbërta, që i shkojnë të gjitha, jo si mur detit, por vertikal drejt detit. Të shikohet deti sepse në Durrës nuk shikon më detin njeri. I është vënë muri detit. Ju i keni bërë shtëpitë gati për turizëm. Rrugën do e bëjmë urgjent dhe pastaj do fillojmë dalëngadalë me pastrimin e lumit, sepse edhe ai ka pjesën e vet turistike që mund ta shrytëzojmë shumë bukur”- tha Duma.

SHKARKO APP