Duma njeh Berishën si kryetar, pasi thotë se Alibeaj është kreu i grupit parlamentar i PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur rreth situatës së brendshme në selinë blu, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj.

E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pra për Dumën, Berisha është kryetar partie.

Duma thekson se situata e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar. Po ashtu ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime të përbashkëta, pavarësisht grupimeve të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?