Duma: Reforma zgjedhore do të bëhet, rruga radikale të nis pas saj

Ish-deputetja Grida Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se Reforma zgjedhore duhet të bëhet mes PS dhe opozitës së vërtetë, ndërsa rruga radikale duhet të nis pas reformës zgjedhore.

Duma: Zgjedhjet në Shqipëri PD do ti fitojë me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve dhe me kredibilitetin e shqiptarëve. Këto dy paralele duhet të shkojnë bashkë. Një gjë që vlen është ndëshkueshmëria. Reforma zgjedhore do të jetë debati i kredibilitetit publik dhe i forcës së madhe të PD. Në ndryshim  nga kushdo unë nuk e shoh përveç PD. Reforma sot ka kaluar në ekstraparlamentare. Duket qartë që do të bëhet PS-PD dhe padiskutim me opozitën reale. Nuk është me çështje numrash apo kartonash.

E gjithë vëmendja është te opozita dhe PD. Kjo reformë do të jetë ekstraparlamentare dhe kërkohet një diskur i madh mes PD dhe ndërkombëtarëve. Duhet të ketë ndëshkim. Unë mendoj që protestat dhe rruga radikale duhet të nisë pa asnjë dyshim.

SHKARKO APP