Duma: Siguria kombëtare në pikëpyetje, Rama injoroi apelin nga Zelensky për të bllokuar turistët rusë
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se me ngjarjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh, tashmë siguria kombëtare është në pikëpyetje.
Me përgjegjësi Duma bën kryeministrin Edi Rama, pasi për të qeveria nuk dëgjoi thirrjen nga Presidenti i Ukrainës, Zelensky për të mos pranuar turistë rusë.
“Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim. Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht”.
Postimi i plotë
Kapitullim. Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë.
Kjo është mbrojtja e vendit. Kapitullim. Gjithçka ka rënë!
Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim. Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht.
Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje.
E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.