Duma tregon se çfarë i thanë në Bruksel për Ramën
Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaroi në studion e ”Open” në Top Channel se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës dhe i kanë dhënë të drejtë PD, pas pjesëmarrjes së ulët në votimet e 30 qershorit. ”Kur u thamë ndërkombëtarëve në Bruksel se pjesëmarrja në votime ishte 21% na dhanë të drejtë. Pjesëmarrja në votime është rreth 50%, prandaj na dhanë të drejtë. Kemi bërë aksione të super suksesshme”, tha Duma.
Debati
Eni Vasili: Çfarë suksesi, keni kohë që flisni për rrëzimin e Ramës.
Grida Duma: Sot Rama është në kuotat më të ulëta. Ka hyrë vetëm në votime
Eni Vasili: Ka hyrë, po si e bën më të dobët?
Grida Duma: Presioni ndërkombëtar, jo nga brenda por nga jashtë, thonë se Rama nuk mund të qeverisë më.
KOHA JONË SONDAZH

