“Dumani, kampion i luftës anti-korrupsion”, Hajdarmataj: Vlerësim! Hasanaj: Mbrojtje për SPAK-un

Në emisionin ”Open” është diskutuar mbi vlerësimin që iu bë kreut të SPAK, Altin Dumani si kampion i luftës kundër korrupsionit dhënë nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në Policinë e Shtetit tha se janë dy aspekte, në anën politike është vlerësim.

“Në aspektin teknik kjo ha diskutim, pra nëse jemi në ato nivele që ne të vlerësohemi. SPAK u ngrit me një rol të rëndësishëm të SHBA dhe normalisht mendoj se investimi i SHBA do mbrohet prej tyre dhe do komentohet shumë i frytshëm. Në çështjen e perceptimit të publikut nuk mendoj se është një qasje e drejtë. Mendoj se është një çmim i dhënë për procedurë”, tha Hajdarmataj.

Andi Hasanaj, avokat, tha se ky vlerësim është një mbrojtje ndaj SPAK, i cili është vënë nën sulme dhe akuza. Titulli iu dha Dumanit, por është një mbështetje që iu dha gjithë strukturës së SPAK dhe BKH-së”, tha Hasanaj. Ai shtoi se SPAK ka dhënë goditje dhe ky është fakt, a duhej bërë më shumë, kjo mund të diskutohet. Avokati tha se deri më tani ka bërë një punë goxha të vlerësueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Fatjon Gjinaj tha se duke parë listën e atyre që iu dhanë çmimet, i vinte keq që Shqipëria renditet mes shteteve si Uganda, Gambia, Kolumbia apo të tjera vende. ”Ky është një vlerësim që vjen në përfundim të mandatit nga administrata Biden, e cila ka dhënë edhe kontributin më të madh për këtë reformë në drejtësi që kemi. Duhet të justifikohen me veten se ku kanë përfunduar paratë e taksapaguesve amerikanë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?