‘Duroni edhe 6 ditë…’/ Sula i përgjigjet Ramës: U ktheve në vendin e krimit, aty ku në 2013 u bëre qesharak

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë u kthye sot në vendin e krimit.

Sipas Sulës, Rama u kthye pikërisht në stadiumin e Peqinit, aty ku 8 vjet më parë u bë qesharak së bashku me deputetin e tij.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama u kthye sot ne vendin e krimit, pikerisht ne stadiumin e qytetit te Peqinit, aty ku tete vjet me pare u be qesharak se bashku me deputetin e tij per premtimet qe bene per ekipin e Shkumbinit. Ai i kerkoi votuesve te mos e rikthejne Peqinin te Dash Sula por nuk tha asnje fjale cfare u be me Shkumbini Channel dhe binjakezimin e skuadres sone me Lacion. U ndala vetem ne kete premtim grotesk te Rames per shkak se perdori sot stadiumin e Shkumbinit, por nese i hyjme premtimeve dhe realizimeve te Rilindjes ne keto tete vjet ne Peqin, i vetmi emer qe e perkufizon Ramen eshte “deshtak”. Meqe ai me permendi sot, shfrytezoj rastin ti bej thirrje gjithe administrates shteterore ne Peqin: une i kam te ruajtura te gjitha mesazhet qe me dergoni ku denonconi presionin e shefave tuaj per te shkuar me zor neper mitingjet e Rilindjes. Shume dashamiresisht u them te duroni edhe keto gjashte dite. Fjala ime e nderit eshte qe nga 26 Prilli, askush nuk do guxoje tu marre me ne telefon, e jo me tu beje presion. Askush nga ju nuk do te levize nga pozicioni i punes qe ka, madje do te vleresoheni per presionin qe po perballoni, jo per fajin tuaj. U bej thirrje te shkoni e te votoni NDRYSHIMIN ne 25 Prill me garancine qe askush nuk do guxoje te merret me ju.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?