Durrës, 3 të rinj në pranga, iu gjetën armë dhe lëndë narkotike

Specialistët e seksionit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 3 persona, në zotërim të një sasie lënde narkotike. 

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga kanë përfunduar shtetasit shtetasit Florian Kolaj, Bledar Çuni dhe Alban Toska, dy të parët 24 dhe i treti 20 vjeç, të tre banues në Durrës. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, tre të rinjve iu gjetën një qese duhani me 8 qese farmaceutike që përmbanin kanabis, me peshë 8 gramë, si dhe një armë e ftohtë që mbanin pa leje. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit bregdetar, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve”dhe “armëmbajtje pa leje”, përfundon njoftimi për shtyp.

SHKARKO APP