Durrës, 39-vjeçari godet të moshuarin, vdes në spital

Një i moshuar ka humbur jetën pasi u godit nga një 39-vjeçar gjatë një konflikti të çastit në Durrës më 20 korrik.

80-vjeçari me iniciale Z. K., u rrëzua në tokë nga goditja dhe dëmtoi kokën. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ditën e sotme ndërroi jetë.

Ndërkohë autori i ngjarjes me iniciale A.Z.,është shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës. Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Durrës, për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën,”-raporton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?