Durrës, 716 nxënës janë larguar për azil drejt Gjermanisë

 

Plotë 716 fëmijë janë larguar nga shkollat parauniversitare të Durrësit si azilantë drejt Gjermanisë, deri në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Arsimore e qytetit bregdetar, mësohet se vetëm gjatë muajit tetor janë rikthyer 120 nxënës.

Nga ana e saj, ministria e Arsimit më një shkresë zyrtare, e cila mban vulën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Plarent Ndreca, u kërkon të gjithë drejtuesve të shkollave që pavarësisht se në çfarë periudhe kthehen nxënësit, ata duhet të regjistrohen në shkollë, në klasën e tyre të vjetër.

 

SHKARKO APP